Trajneri Jose Mourinho e ka kritikuar Anthony Martialin, pasi që ky i fundit nuk iu është bashkangjitur skuadrës së Manchester Unitedit menjëherë pas lindjes së fëmijës së tij.
Francezi startoi në të dy ndeshjet e para të turneut parasezonal në SHBA. Pas këtyre dy ndeshjeve, ai i largua për në Francë pasi që e dashura e tij do të lindte.
Edhe pse është i lumtur për 22-vjeçarin, Mourinho ka thënë se Martiali është dashur të kthehej në SHBA deri tani.
“Anthony Martialit i ka lindur një fëmijë. Pas lindjes së fëmijës – fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm, falë Zotit – ai duhej të ishte këtu, por nuk është”.
Agjenti i Anthony Martialit gjatë kësaj vere ka deklaruar se francezi dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq. Ndër klubet e interesuara për të janë Chelsea, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...