Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit të enjten. Portugezi e shprehu besimin e tij se gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushën e lojës.
Tottenhami e pësoi disfatën e 11-të të sezonit në Bramall Lane, pasi që Sheffield Unitedi arriti të marrë fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Sander Berge, Lys Mousset dhe Oli McBurnie, transmeton Gazeta Express.
Berge e zhbllokoi rezultatin e ndeshjen pas rreth 30 minutave lojë, por Harry Kane u duk se e barazoi rezultatin pas dy minutave, pas një vrapimi mbresëlënës nga Lucas Moura.
Megjithatë, festa e Tottenhamit nuk zgjati shumë, pasi që VAR-i e anuloi atë gol me arsyetimin se Moura e kishte prekur topin me dorë gjatë një ndërhyrjeje jashtë zonës së penalltisë.
Gjyqtari Michael Oliver e anuloi golin e Kane, i cili megjithatë shënoi më vonë. Por, goli i Kane s’ishte i mjashtueshëm dhe Sheffieldi i mori tre pikët e ndeshjes – rrjedhojë kjo që e la të pakënaqur Mourinhon.
“Mendoj se nuk mund ta them atë që e ndiej. Nuk është gjyqtari kryesori më. Kryesori tani është gjyqtari ndihmës, burrat dhe gratë me flamuj tani janë ndihmësgjyqtarë të gjyqtarit ndihmës”, ka thënë Mourinho.
“Gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushë. Ne po shkojmë drejt një gjëje që është shumë e dëmshme për një sport që ne e quajmë sporti i bukur”.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin