Jose Mourinho konsiderohet si një trajner i fortë, por që sipas shumë ekspertëve ku do që shkon sigurohet për financat e klubit për shkak të përforcimeve.
Mourinhos i pëlqen të shpenzojë, ky është fakt i pamohueshëm, por ai shpenzon më mençur se rivali i tij i përbetuar, Pep Guardiola.
Guardiola mesatarisht për një sezon ka shpenzuar deri tash 112.6 milionë euro, kurse Mourinho plot 14 milionë më pak, pra 98.7 milionë euro më pak për sezon.
Epiteti i Mourinhos se ai është një shpenzues i madh i pa kontrollë në tregun e transferimeve duket se nuk duhet t’i takojë atij, por dikujt tjetër.
Portugezi njihet për shpenzimet e mençura, ku në shumë tratativa ka futur edhe lojtarë, siç është rasti i përfshirjes së Ibrahimovicit në marrëveshjen për Eto’on.
Nga ana tjetër, Guardiola ka preferuar që transferimet t’i kryejë me “cash” në mënyrë të drejtpërdrejt.
Mourinho dhe Guardiola përkundër këtyre shpenzimeve mbeten trajnerët më të suksesshëm të shekullit 21.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu