Iku nga Chelsea, por sipas të gjitha gjasave pritet që të ulet në një tjetër bankinë me peshë në futbollin anglez.
Sipas të gjitha sinjaleve, Jose Mourinho është fare pranë marrëveshjes për të marrë drejtimin e Manchester United.
Një diëka e tillë flitet prej kohësh në një kohë që në përfundim të kontratës me Van Gal, Murinjo është gati. Por, bëhet fjalë për përfundimin e kontratës, edhe pse gjasat janë të pakta që holandezi të vijojë punën në mbylljen e edicionit aktual.
Dhe kështu, lidhja e Murinhos me United mund të jetë që këtë sezon. Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, 53-vjeçari dëshiron me çdo kusht që të emërohet trajner në ‘Old Trafford’, dhe në këtë pikë ish-tekniku i Chelsea-t është pranë akordit për të realizuar këtë objektiv.
Nga ana tjetër, tradita e klubit nuk pranon tipa të karakterit të Murinhos, por kjo është një fazë që nuk mendohet tashmë, sepse Mou shikohet si një zgjedhje që jo vetëm do të pëlqehej nga tifozët, por edhe si njeriu që do të ringrinte Manchester United, për ti kthyer në një skuadër konkurruese në kampionatin anglez dhe në nivel ndërkombëtar.
Special One Murinho u largua nga Chelsea në dhjetor të vitit 2015, prej problemeve brenda ekipit dhe rezultateve të dobëta të bluve. Pas zyrtarizimit të Guardiolës te City, tashmë priten lëvizje edhe te skuadra tjetër e qytetit të Manchesterit.
Një përballje Murinho-Pep do të ishte fantastike, në një kohë që Premier League rrit ndjeshëm kuotat e saj të emrave në kampionat.
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...