Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho pritet të shfaqet në një gjykatë në Spanjë për tu përballur me akuzat për mashtrim tatimor gjatë kohës së tij si trajner i Real Madridit.
Ai thuhet se ka borxh rreth 3.3 milionë euro, të siguruara nga të ardhurat e padeklaruara nga imazhi, megjithëse reprezentuesit e tij e mohojnë këtë, transmeton portali arbresh.info.
Pjesëmarrja e Jose Mourinhos në gjykatë nuk është konfirmuar, por portugezi ka ndryshuar rutinën e tij para ndeshjeve.
Konferenca e tij para ndeshjeve, e cila zakonisht zhvillohet të premten, është mbajtur të enjten.
Raportet pretendojnë gjithashtu që lojtarëve të Manchester United iu është thënë se ka ndryshuar edhe orari i stërvitjeve.
Autoritetet spanjolle filluan rastin kundër Mourinhos në muajin qershor dhe ai është paraparë të shfaqet në një gjykatë në Madrid dy ditë para vizitës së Manchester United në Chelsea./arbresh.info/
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun