Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho ka adresuar akuzën për racizëm të bërë ndaj tij nga Galatasaray.
Duke folur për Sky Sports News, Mourinho këmbënguli se ai qëndroi i qetë gjatë gjithë polemikave, duke besuar se akuza rezultoi e kundërt.
“Ata nuk ishin të zgjuar në mënyrën se si më sulmuan, sepse nuk e dinin të kaluarën time”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Ata nuk i dinin lidhjet e mia me Afrikën, me njerëzit afrikanë, lojtarët afrikanë dhe organizatat bamirëse afrikane. Kështu që në vend që të dilnin kundër meje, unë mendoj se u bë bumerang dhe shkoi kundër tyre”.
Duke mohuar me vendosmëri çdo qëllim racist, Mourinho shtoi se racizmi nuk hyn te vetitë e tij të këqija.
“Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre. Pikërisht e kundërta! Gjëja më e rëndësishme është që unë e di kush jam dhe sulmi që më akuzuan për racizëm ishte një zgjedhje e keqe”, përfundoi portugezi.
Debati erdhi nga komentet e Mourinhos pas ndeshjes pas derbit të Stambollit, ku ai akuzoi bankinën e Galatasarayt se “kërcyen si majmunët” në një përpjekje për të përjashtuar Yusuf Akcicek./telegrafi/
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...