Real Madridi udhëton në Lisbonë javën tjetër për t’u përballur me Benficën, në ndeshjen e tetë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos synojnë ta mbyllin punën dhe të sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e 1/8 së finales, duke përfunduar mes tetë ekipeve më të mira, ndërsa Benfica lufton për një vend në play-off, shkruan Arbresh.info.
Për ekipin e drejtuar nga José Mourinho, fitorja ndaj Real Madridit të Arbeloas është detyrim.
Pas humbjes 2-0 ndaj Juventusit, Mourinho u pyet për sfidën kundër madrilenëve dhe dha një mesazh të fortë e pa dorashka.
“Edhe pse është pothuajse e pamundur, ‘pothuajse’ nuk do të thotë e pamundur. Kultura që kemi në këtë grup është e qartë: pavarësisht objektivave, kur luan Benfica, duhet të japësh më të mirën nga vetja, të luash me përgjegjësinë që përfaqëson ky klub dhe të japësh maksimumin. Nuk ndryshon shumë nëse është e mundur apo jo. E dimë që përballë kemi Real Madridin. E dimë që në këtë moment kemi kufizime, por do të japim gjithçka”, deklaroi Mourinho.
Ndeshja mes Benficas dhe Real Madridit luhet me 28 janar nga ora 21:00./Arbresh.info
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...