Trajneri i Totttenham Hotspur, Jose Mourinho, ka bërë një gjest shumë të madh, duke treguar se është një njeri i shkëlqyer.
Edhe pse polemikat e ndjekin gjithmonë pas, Mourinho është një ndër trajnerët i cili vlerësohet më së shumti, nga tifozët dhe nga lojtarët me të cilët ka punuar.
Në këto ditë të vështirë për njerëzimin, pas shpërthimit të pandemisë Koronavirus, Mourinho nuk mund të qëndronte pa ndihmuar.

Strategu portugez është parë duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimeve në qendrën e grumbullimeve.
Tottenham po grumbullon sa më shumë ushqime në stadiumin “Tottenham Stadium”, ushqime që më pas do të shpërndahen për njerëzit në nevojë.
Mourinho është fotografuar duke i zbritur ushqimet nga makina drejt magazinës.

50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...