Jose Mourinho ka paralajmëruar drejtuesit e Manchester United për një sezon të vështirë nëse nuk afrojnë lojtarë cilësorë në ditët e fundit të afatit kalimtar në Premierligë.
Manchester United ka pasur një fushatë aspak të mirë përgatitore.
Rezultatet e këtyre ndeshjeve kanë frikësuar Jose Mourinhon, që pret një sezon të vështirë për skuadrën e tij nëse nuk vijnë lojtarë të rinj dhe cilësorë.
“Drejtuesit e dinë që unë dua ende lojtarë, ka edhe disa ditë kohë dhe duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Jose Mourinho.
“Klubet tjera që janë rivalët tanë tashmë janë përforcuar shumë. Ose duhet të investojmë si Liverpool, që blen gjithçka dhe gjithkënd, ose do të kemi një sezon të vështirë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...