Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit të ri, të cilin do ta angazhojë nga sezoni i ardhshëm.
Në “pole-position” për momentin duket se është Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit, por po përmendet edhe emri i Jurgen Kloppit, i cili gjatë verës do të ndahet me Liverpoolin.
Por, në orët e fundit në opsion është futur edhe Jose Mourinho, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri portugez është i lirë pasi u nda me Romën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në “Allianz Arena” gjatë verës që po vjen.
Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë as drejtori i gjigantit bavarez, Max Eberl.
“Natyrisht, ne jemi duke shikuar trajnerë që janë aktualisht të lirë”, u shpreh Eberl për magazinën gjermane, “Bild”.
“Jose po e mëson gjermanishten? Unë nuk e di këtë”, përfundoi zyrtari i lartë i Bayernit. /Gazeta Express/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh