Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk ka dyshime se Xherdan Shaqiri do të ketë sukses në Liverpool.
Siç raporton ‘Manchester Evening News’ , Mourinho në rolin e analistit në turneun madhështor në Rusi kishte “thurur lavde” për Shaqirin pas performancave të tij të shkëlqyera në Kampionatin Botëror gjatë detyrës së tij me kombëtaren e Zvicrës, transmeton portali arbresh.info.
Humbja e United po ashtu i ka dhënë një ngritje Liverpoolit dhe trajneri aktual i Shaqirit, Jurgen Klopp është i kënaqur që tashmë ka siguruar shërbimet e yllit kosovar.
“Sa i përket Shaqirit, në momentin që kemi nënshkruar ai donte të qëndronte menjëherë në Liverpool dhe të stërvitej me ne”, ka zbuluar Klopp. “Mendoj se ishte një javë pasi përfundoi Kampionatin Botëror, prandaj unë i thash: Jo, jo, jo. Shko”
“Ai u rikthye vetëm disa ditë më vonë dhe ishte me të vërtetë i ngazëllyer”
“Për të ishte një moment shumë i mirë në karrierën e tij, pasi kishte një eksperiencë të mirë në Bayern, Stoke dhe Inter”
“Këto janë momente interesante në karrierën e tij dhe tani ne e kemi atë dhe ai mund të luaj së bashku me shumë lojtarë të mirë”
Mourinho kishte njoftuar “shokët e ngushtë” se dëshironte të nënshkruante me 26-vjeçarin pas Kampionatit Botëror, por “Redsat” reaguan dhe siguruan shërbimet e tij më pas./arbresh.info/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan