Jose Mourinho ka zbuluar se skuadra e tij ndryshoi pas largimit të Shkodran Mustafit nga fusha.
Manchester United siguroi fitore me rezultat 3 me 1 në derbin ndaj Arsenalit në Emirates, ku “Djajtë e Kuq” realizuan dy gola derisa Shkodran Mustafi ishte në fushë, shkruan portali arbresh.info.
Ylli shqiptar u tregua i pakujdesshëm në minutën e 11′ të ndeshjes, ku nuk arriti t’i përballoj presionit në mbrojtje nga Jesse Lingard që edhe realizoi golin e dytë në të njëjtën minutë. Por, reprezentuesi i Gjermanisë u detyruar të largohet nga fusha për shkak të lëndimit që ndikoi dukshëm në ndeshje.
“Ne filluam ndeshjen në një mënyrë, ata filluan ndeshjen në një mënyrë tjetër. Kur Mustafi u largua, ne ndryshuam dhe ata ndryshuan. Kur ne mbetëm me dhjetë lojtarë, ne ndryshuam sërish”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes për ‘BT Sport’.
Trajneri portugez ka lavdëruar tutje skuadrën për mënyrës se si janë përshtatur në ndeshje./arbresh.info/
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...