Jose Mourinho kishte rënë dakord për t’i lejuar David De Geas që t’i bashkohet Real Madridit verën e kaluar, të paktën kështu pretendon një raport befasues.
Situata e kontratës së reprezentuesit spanjoll në Old Trafford vazhdon të mbetet ende e paqartë pasi marrëveshja e tij aktuale skadon gjatë verës, megjithëse klubi mund ta vazhdojë atë edhe për një vit tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Por, edhe pse shumë tifozë dëshirojnë që lojtari të vazhdojë qëndrimin, ‘Telegraph’ raporton se Mourinho dëshironte t’i lejojë largimin atij një vit më parë.
Sidoqoftë, Real Madridi vendosi për të shtyrë kërkimet për portier për një vit.
Por, në fund ata befasuan të gjithë duke rrëmbyer portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, në vend të tij./arbresh.info/
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...
Shqipëria, vendi i dytë në Europë për varësinë nga turizmi
Reali me pesë mungesa ndaj Getafes
AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli