Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho e ka pranuar se janë në situatë të vështirë, por do vazhdojnë të ‘luftojnë’.
Dje Spurs u mposhtën nga RB Leipzig me rezultat minimal 0 – 1, ndërsa synojnë kualifikimin në ndeshjen kthyese, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku portugez beson se mund të kualifikohen edhe pse janë në situatë të vështirë.

“Gjëja që me pëlqen është besimi që kanë lojtarët. Janë lojtarë fantastik”.
“Jemi në situatë shumë të vështirë, por jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ajo që me shqetëson është se do kemi probleme deri në fund të sezonit”.
“Në ndeshjen e radhës ndaj Leipzig nuk e di kush do luaj në sulm, por do luftojmë deri në fund”, deklaroi ai.
Ndeshja kthyese do zhvillohet në stadiumin e klubit gjerman me 10 mars./arbresh.info.
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord