Jose Mourinho duket i dëshpëruar në këtë fazë përgatitore në prag të sezonit të ri.
Trajneri i Manchester United ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e skuadrës në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditëve të fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të bëjë apelin futbollistëve të tij që janë ende me pushime.
Në shënjestrën e trajnerit portugez të “Djajve të Kuq” kanë përfunduar Pogba, Lingard, Lukaku e Fellaini, të cilëve Mourinho u ka kërkuar të mbyllin pushimet para kohe siç kanë bërë Jones dhe Rashford.
“Shpresoj që lojtarët që janë në pushime të merituara të kujdesen për formën e tyre dhe ndonjëri prej tyre të ndjekë shembullin e Rashford e Phil Jones që u bashkuan me skuadrën më herët nga sa e kishin parashikuar për të ndihmuar skuadrën”, tha Mourinho. “Në rast të kundërt do të jemi në telashe në fillimin e sezonit të ri”.
Man Utd dhe Leicester hapin sezonin e ri te Premier Liges, me dhjete gusht.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...