Trajneri i Tottenham, Harry Kane dëshiron të transferojë sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic për ta zëvendësuar yllin e skuadrës, Harry Kane.
Kane ka pësuar një lëndim në këmbë dhe nuk do jetë në gjendje të rikthehet deri në prill, transmeton portali arbresh.info.
Në mungesë të anglezit, Spurs ka dështuar për të shënuar gol në tri ndeshjet e fundit.
Sipas Defensa Central, Mourinho ka qenë në kontakt me klubin e vjetër për transferimin e mundshëm të Jovic këtë muaj.

22-vjeçari u transferua te “Los Blancos” në verë për 51 milionë euro, por ka dështuar të impresionoi të gjithë duke shënuar vetëm një gol në 18 paraqitje nën urdhrat e Zinedine Zidanes.
Mirëpo, besohet që bordi i Realit është i duruar lidhur me adaptimin e serbit në “Santiago Bernabeu”.
Presidenti i “Mbretërve” ka thënë se do ta mbajë deri në fund të sezonit, gjë që nënkupton se Tottenham duhet të bëjë ndonjë ofertë impresive./arbresh.info.
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos