Jose Mourinho ka folur për situatën e Tottenham Hotspur.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mourinho, u ka bërë të ditur lojtarëve se kanë nevojë për vetëm gjashtë pikë më shumë që të jenë në futbollin evropian sezonin tjetër.
‘Special One’ u ka thënë lojtarëve se mund ta dominojnë Ligën e Evropës sezonin tjetër, por për ta bërë këtë ata duhet të jenë aty.
“Në një mënyrë qesharake unë u them lojtarëve se dy fitore të tjera do të na sjellin Ligën e Evropës”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
“E di se nuk është ashtu, kompeticioni është i gjatë me skuadra të mira. Ka skuadra që vijnë nga Liga e Kampionëve, gjë që i bën gjërat e vështira, por këtë e them për t’i motivuar djemtë”, ka shtuar portugezi.
Mbetet të shihet nëse Tottenham Hotspur do të arrijnë të prejnë biletën për një vend në garat evropiane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...