Mourinho dëshiron yllin e mbrojtjes së AS Monacos

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho watches the warm up ahead of the English FA Cup fifth round football match between Huddersfield Town and Manchester United at the John Smith's stadium in Huddersfield, northern England on February 17, 2018. / AFP PHOTO / Oli SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / OLI SCARFF/AFP/Getty Images

23:11 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Manchester United ka bërë synim kryesor mbrojtësin e AS Monacos, Djibril Sidibe, për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse këtë sezon, mbrojtja e Manchester United është e dyta më e mirë në Premier League, Mourinho nuk është i kënaqur me mbrojtjen e tij.

Në fakt, Mourinho dëshiron të s’pastrojë mbrojtjen e United dhe do të transferojë katër mbrojtës gjatë veres, sipas Duncan Castles, transmeton arbresh.info.

Mourinho është i prirur të nënshkruajë me katër mbrojtës gjatë veres dhe se me nënshkrimin e lojtarëve të ri në mbrojtje, ai do të ketë mundësi të luajë futboll më ofanzivë.

Antonio Valencia dhe Ashley Young janë duke pasur një super sezon, trajneri portugez e di se duhet të shikojë për të ardhmen, pasi që të dy mbrojtësit janë mbi moshën 30 vjeçare.

Reprezentuesi francez, Djibril Sidibe, do të ishte nënshkrim fantastik dhe do të shtonte konkurencën në skaudër.

Moncao është e gatshme të lejojë largimin e tij për shumën e 30 milionë eurove.

Mourinho po ashtu në listë, ka edhe një tjetër mbrojtës francez, atë të Barcelonës, Samuel Umtiti dhe brazilianin e Juventusit, Alex Sandro, ky i fundit e dëshiron një kalim në Old Trafford dhe Zonja e Vjetër, është e gatshme ta shesë atë për një ofertë të mirë. /arbresh.info/

Të ngjashme