
Alvaro Morata
Jose Mourinho e ka bindur Alvaro Moratan që t’i bashkohet Manchester United duke i thënë se do bënte atë të ndihej i “rëndësishëm”.
Pavarësisht të qenurit përzgjedhja e dytë prapa Karim Benzemas nën udhëheqjen e menaxhmentit të Zinedine Zidanes, reprezentuesi spanjoll ka kërkuar qëndrimin në klub, transmeton portali arbresh.info. Madje, verën e kaluar ai vendosi të largohej nga Juventusi ku kishte të sigurt pozitën në formacionin starutes vetëm që të rikthehet dhe të ketë sukses në Real Madrid.
Megjithatë, ‘Marca’ ka raportuar se Mourinho e ka bindur reprezentuesin spanjoll për transferim te “Djajtë e Kuq” duke i thënë se shtati i tij do të konsiderohet më i rëndësishëm në Old Trafford.
“Eja tek unë, ju do të jeni i rëndësishëm”, raportohet t’i ketë thënë portugezi 24-vjeçarit./arbresh.info
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...