Trajneri Jose Mourinho ka bërë tatuazh në krahun e tij të djathtë, ku ka shfaqur tri ndër kupat më të mëdha që ka fituar në karrierën e tij si trajner.
“The Special One”, në krahun e tij tani ka tatuazh kupën e Champions League, Europa League dhe Conference League, të cilën e fitoi së fundmi me Romën.
“Kjo është tatuja ime. Entuziazmi i njerëzve të Romës më shtyu ta bëj këtë. Pastaj mendova për diçka speciale, diçka që do të nderonte të gjithë klubet ku kam fituar kupa europiane. Në të njëjtë kohë, doja një tatu unike, dhe për këtë, jam i vetmi që mund ta bëj këtë tatuazh…”. ka shkruar Mourinho në Instagram, duke përmendur Porton, Interin, Manchester Unitedin, dhe Romën.
Mourinho njihet për tripletën e fituar me Interin në vitin 2010, kur bashkë me klubin fituan Champion Leaguen, Serie A-në, si dhe Kupën e Italisë. /arbresh.info/
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell