Pas shumë sukseseve me skuadra të njohura të Evropës, Jose Mourinho po mendon të nis një aventurë të veçantë.
Portugezi i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar Porton, Chelsean, Interin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin, po mendon tani të marrë drejtimin e një kombëtare.
Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, po kërkon një përvojë të re me kombëtaret e futbollit, duke luajtur në Kampionatin Evropian dhe në Kupën e Botës.
“Kurrë nuk mund të thoni asgjë, por unë më shumë e shoh veten në një ekip kombëtar se sa në një projekt me një klub”, ka deklaruar Jose Mourinho.
“Dua të jem pjesë e Kampionatin Evropian, e Kupës së Botës, është diçka që më mungon”.
I pyetur se cilën kombëtare do të dëshironte ta drejtonte, Mourinho është përgjigjur: “Dua ta bëj këtë punë, por nuk është e domosdoshme të jetë Portugalia, por është një punë që unë do të doja ta provoja”.
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...