Vetëm një lojtar i Manchester United mund të largohet nga Old Trafford këtë muaj dhe ai është Axel Tuanzebe.
Yjet se Anthony Martial dhe Henrikh Mkhitaryan janë kërkuar për transferime larg nga Old Trafford, por Jose Mourinho ka deklaruar se ai do të lejoj vetëm largimin e këtij mbrojtësi, transmeton portali arbresh.info.
“Unë kam një skuadër prej 22 lojtarëve dhe dua ta mbajë me 22 lojtarë”, ka thënë Mourinho mbrëmjen e kaluar.
“Ndoshta vetëm sepse jam duke dashur për ta bërë atë djalosh një lojtar të mirë pasi nuk jam duke i dhënë atij shanset që jam duke i dhënë për shembull Scott McTominay”

“Axel Tuanzebe luan në një pozitë ku unë kam shumë lojtarë, sot në bankinë unë kam pasur Marcos Rojon dhe Vicor Lidelofin derisa Eric Bailly është ende duke u rikuperuar, prandaj nuk jam duke i dhënë shanse Axelit”
“Pra, Axel është i vetmi lojtar për të cilin e kam hapur derën për të shkuar dhe për t’i dhënë hapësirë që të luaj sepse besoj se ai është një talent shumë i mirë dhe ka nevojë të luaj”
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...