Kur Neymar shënoi përfundimisht një gol kundër Costa Ricas, Brazili festoi, superylli shpërtheu në lot dhe motra e tij nxori nga vendi shpatullën e saj.
Televizioni ‘SportTV’ në Brazil raportoi të mërkurën se Rafaella Santos ishte aq e ngazëllyer me golin e realizuar nga vëllai i tij kundër skuadrës së vogël të Costa Ricas sa u përplas me një shoqe të saj dhe u lëndua në shpatull, transmeton portali arbresh.info.
Ajo më vonë postoi një foto të saj në rrjete sociale duke shfaqur shpatullën e saj të lidhur me fashë.
Goli dyfishoi epërsinë e Brazilit në 2 me 0 para fishkëllimës së fundit dhe pas të cilës Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë, ra në gjunjë dhe filloi të qante.
Ai është kritikuar shumë nga tifozët në Brazil për performancën e tij deri tani në Kampionatin Botëror në Rusi./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën