Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar edhe arsyet e mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve të Asamblesë së institucionit më të rëndësishëm futbollistik, ku Armand Duka u rikonfirmua me një mandat të pestë.
FSHF sqaron se Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF, po se ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata.
“Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, theksohet në reagimin e FSHF.
Njoftimi i plotë i FSHF
FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.
Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion.
Mbi 2.6 milionë euro kredi në Kosovë pavarësisht kamatave të...
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...