
Shkodran Mustafi duke festuar golin e epërsisë ndaj Tottenhamit
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë se fitorja ndaj Tottenhamit ishte një ditë përfekte për skuadrën.
Ozil ishte i kënaqur që ishte pjesë në sulm me dyshen Alexis Sanchez dhe Alexandre Lacazetten, por shton se nuk duhet harruar Mustafi për kontributin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“E shijojë këtë, ne kemi kualitet të mirë”, citohet të ketë thënë Ozil për ‘Sky Sports’. “Lacazette dhe Alexis janë gjithmonë të rrezikshëm, ata mund të shënojnë gjithmonë dhe sot veçanërisht Alexis shfaqi kualitetin e tij”
“Jam vërtetë shumë i lumtur për të që shënoi kundër Tottenhamit dhe jam vërtetë falënderues që fituam këtë ndeshje”
Treshja frontale nuk ishin të vetmit që shkëlqyen në këtë fitore.

Shkodran Mustafi, i cili luajti ndeshjen e tij të parë qysh pas lëndimit në muskuj që i mori një muaj për tu rikuperuar, ka shënuar golin e tij të tretë – dhe të gjithë ishin të asistuar nga Ozil, i cili lavdëron atë për ndikimin në këtë derbi.
“Ne jemi të lumtur, tifozët janë të lumtur. Je jemi të lumtur që Mustafi është rikthyer. Ai shfaqi kualitetin e tij dhe ju e shihni që mbrojtja jonë është më stabile dhe më kompakte”
Shkodran Mustafi ishte lënduar gjatë detyrës me skuadrën kombëtare./arbresh.info/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt