Pep Guardiola është kënaqur mbrëmë duke e shikuar Manchester Cityn teksa e dominonte absolutisht Real Madridin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll njëherësh foli edhe për finalen e Stambollit me Interin, ku synon të dalë fitimtar për t’ia siguruar kampionit aktual anglez trofeun e parë të Championsit në histori të klubit.
“Një fitore enorme me një kualitet të shkëlqyeshëm. U ndiem në rehatinë tonë qysh në fillim. E kisha ndjenjën që në barkun tonë e kishim dhimbjen për atë që kishte ndodhur vitin e kaluar dhe sot e hoqëm dhe e qitëm jashtë”, deklaroi trajneri spanjoll për “BT Sport”.
“Njëra prej ndeshjeve më të mirë të Cityt të tij? Po, absolutisht. Ne duhet të fitojmë duke u munduar të jemi vetvetja. Ishim të qetë, djelmoshat e ndienin lojën dhe ishin të gatshëm për ta bërë një paraqitje të madhe”, vazhdoi ai.
“Finalja me Interin? Një finale me një skuadër italiane nuk është ndeshja më e mirë e mundshme. Duhet të përgatitemi në aspektin mental, por do të ketë kohë për ta bërë këtë. Do të jemi gati për finale…”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës. /GE/
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...