
Sulmuesi i Chelsea-it Alvaro Morata
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, e ka vendosur të ndërrojë skuadër edhe në këtë afat kalimtar të veres.
Morata i cili veren e kaluar u transferua nga Real Madridi në Chelsea, për shumën e 75 milionë eurove, zhvilloi një sezon debutues në Stamford Bridge.
Ai në fillim të sezonit shënoi nëntë gola në 10 ndeshje, por më pas pësoi një lëndim në shpinë dhe kurrë më nuk arriti ta gjente formën e tij më të mirë.
“Sport Italia” raporton se Morata ka dy oferta nga Serie A por nuk ka dyshime se cili dëshiron të jetë ekipi i tij i ardhshëm.
Morata preferon rikthimin në Juventus para transferimit në Milan.
Morata ka përvojë të bukur nga ‘Bianconerët’ ku shkëlqeu gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit nga Torino. /arbresh.info/
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...