Alvaro Morata është shumë afër zyrtarizimit si lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.
Sulmuesi spanjoll është gati të fillojë aventurën e tij të re si lojtari i Los Colchoneros.
Kjo pasi Morata tashmë ka kaluar me sukses testet mjekësore në Klinikën Universitare të Navarrës.
Sot (e diel) gjatë ditës apo gjashtë të hënës pritet të vjen edhe zyrtarizimi dhe prezantimi i lojtarit me fanellën e Atleticos.
Kjo do të jetë hera e dytë e Moratas si lojtar i Atleticos, pasi ka luajtur për klubin madrilen si fëmijë.
“Gjithçka shkoi mirë, falë Zotit”, ka thënë Morata pas përfundimit të testeve mjekësore.
Në fakt, 26-vjeçari mund të marrë pjesë edhe në sesionin e tij të parë të trajnimit gjatë ditës së sotme, pasi Diego Simeone do të ishte në gjendje të shihte se në çfarë gjendje gjendet lojtari.
Edhe Morata do të kishte një mundësi për të takuar shokët e tij të ri të ekipit, ndonëse disa prej tyre tashmë i njeh shkaku i kombëtares së Spanjës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...