Sipas zëvendës-presidenti të Monacos – Vadil Vasilyev, presidenti Florentino Perez vazhdon të jetë ende i penduar rreth mos nënshkrimit verën e kaluar me Kylian Mbappen.
Sensacioni adoleshent iu bashkua Paris Saint Germainit në formë huazimi para se marrëveshja të bëhet e përhershme për 180 milionë euro këtë verë, derisa Madridi është përfolur shumë për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Çdo herë që takohem me Floretinon, ai më tregon mua për pendimin rreth situatës së Mbappes”, ka zbuluar Vasilyev.
“Ai më vë fajin mua që nuk e kam shitur atë te Madridi, por gjithçka varej nga lojtari”
“Raportet mes neve dhe Madridit vazhdon të qëndrojnë të forta megjithatë, dhe ne të dy urojmë që lojtari, i cili është sigurisht fitues i ardhshëm i Topit të Artë, të ishte në klubin tonë”
Reprezentuesi francez është përfolur edhe këtë verë për transferim nga kampioni evropian pas largimit të Cristiano Ronaldos për transferim te Juvnetusi, por ylli i talentuar duket se do të vazhdojë qëndrimin në PSG./arbresh.info/
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...