Monaco mund edhe të paguajë 20 milionë euro sa kërkon Roma për Edin Dzeko, sipas raporteve në Francë, por ata janë duke menduar për një shkëmbim të boshnjakut me Radamel Falcao
33 vjeçari është në sezonin e fundit të kontratës së tij dhe e ka bërë të qartë që ai do të dëshironte një transfer drejt Interit të Antonio Contes.
Megjithatë, Nerazzurri refuzojnë të paguajnë 20 milionë euro dhe Roma nuk do të negocionte një ofertë më të vogël.
Por, Nice-Matin në Francë shkruan se Monaco janë gati për të paguar çmimin që kërkohet për Dzekon por preferojnë edhe një shkëmbim.
Me herët ishte raportuar nga Corriere dello Sport se Roma po e kërkonte sulmuesin e Monacos, Falcao.
Falcao luan në të njëjtën pozitë si Dzeko, kolumbiani po ashtu ka 33 vjet derisa kontrata e tij skadon deri në qershorin e 2020-ës. /GazetaExpress/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi