Mbrojtësi Fidan Aliti ishte i pafat duke mos-arritur të konkretizojë një gol nga një distancë rreth dy apo tri metrash për të çuar në barazim sfidën mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kosova nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga përfaqësuesja fqinje me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.
Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.
Kjo humbje bëri që Kosova të humb çdo gjasë për kualifikim në Euro 2020, pasi ky ishte ‘treni i fundit’ për këtë garë.
Megjithatë, rrjedha e fatit mund të ishte krejtësisht tjetër dhe Kosova të ëndërronte ende kualifikimin.
Është episodi i minutave shtesë kur mbrojtësi Fidan Aliti humbi një rast të jashtëzakonshëm për ta barazuar rezultatin në 2-2 dhe për ta çuar sfidën në vazhdime.
Pas goditjes së fuqishme të Edon Zhegrovës, topi iu kthye mbrojtësit shqiptar, i cili dështoi të shënonte nga një distancë prej rreth dy apo tre metrave.
Por, ky rast nuk tregon asgjë më pak e asgjë më shumë se ditën e keqe të Dardanëve. /Telegrafi/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq