Emocionet janë të mëdha para meçit të shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder në qendrën Staples më 1 dhjetor.
Rikthimi i Furyt në ring pas një pushimi prej rreth 30 muajve ka arritur kulmin në një luftë për titull, ndërkohë që Wilder është duke kërkuar të nënvizoj statusin e tij si njëri nga më të mirët duke mbrojtur titullin në WBC që e ka fituar thuajse që katër vite, transmeton portali arbresh.info.
Tashmë i faturuar si meçi më i madh i vitit, dyshja kanë shkëmbyer goditje ndaj njëri-tjetrit ku amerikani ka thënë se do ta mposhte Furyn edhe në periudhën e tij më të mirë, ndërsa anglezi e ka quajtur Wilderin “një kalë i vogël” gjatë një interviste me Joe Rogan.
Madje edhe Mike Tyson është përfshirë në këtë retorikë, pasi Fury ka shprehur zemërimin ndaj komenteve mos-respektuese të kundërshtarit të tij rreth ish kampionit trashëgues të botës.
E gjithë kjo vazhdoi edhe të enjten kur 30-vjeçari nxori një gazetar nga konferenca për shtyp në bazën e tij në Kaliforni para se të fillonin madje procedurat.
‘Gypsy King’ identifikoi Elie Seckbachin nga ‘EsNews’ në mesin e mediave dhe kërkoi që ylli i platformës së YouTubes të largohej.
“Largojeni atë. Nuk e dua atë përreth meje. Ai është një urryes. Faleminderit Elie, shihemi pak pak”, kishte thënë Fury.
Zyrtari i konferencës për shtyp tentoi të përkrah gazetarin, por me shpejtësi ishte ndërprerë nga Fury, i cili e përshkroi SeckBachin si një “ku*** të vogël”
Besohet se reagimi i Furyt është si një përgjigje ndaj komenteve të Seckbachit në lidhje me meçin për shkak se gazetari tashmë ka përkrahur Wilderin në mbrojtjen e titullit të tij në WBC.
Ai gjithashtu ka kritikuar Furyn në kanalin e tij në Youtube ku ka mbi 626 milionë shikime.
Sechback përshkroi meçin e Furyt në vitin 2015 kundër Wladimir Klitschkos, në të cilin ai e fitoi titullin për pesha të rënda, si “meçin më të keq që ka parë ndonjëherë”./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...