Xherdan Shaqiri ka bërë debutimin zyrtar me skuadrën franceze Olympique Lyon.
Ylli nga Kosova bëri debutimin mbrëmë në ndeshjen ndaj Strasbourg .
Shaqiri arriti të ndihmojë ekipin e tij drejt fitores, ku asistoi në fitoren 3-1.
Por para asistimit të Shaqirit në minutën e 64-të, tifozët e Lyonit e motivuan jashtëzakonisht shumë atë, duke brohoritur emrin e tij.
Ai u afrua për ta ekzekutuar një goditje nga këndi derisa të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’ u ngritën në këmbë për ta thirrur emrin e tij.
‘Shaqiri, Shaqiri, Shaqiri’, ishin thirrjet e tifozëve që e motivuan jashtëzakonisht shumë gjilanasin.
Në atë moment Denayer shënoi me kokë golin e epërsisë për Lyon. /arbresh.info/
juste incroyable. pic.twitter.com/Zvmw41JuQr
— ??? (@chacstls) September 12, 2021
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...