Cristiano Ronaldo ishte në garë me Gianluigi Buffonin dhe Lionel Messin për çmimin UEFA Lojtari i Vitit 2016/17.
Por, pasi fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin, duke shënuar 42 gola brenda 46 ndeshjeve, shanset e tij ishin dukshëm më të mëdha, transmeton portali arbresh.info. Përveç titullit si UEFA Lojtari i Vitit, superylli portugez fitoi gjithashtu çmimin Sulmuesi i Vitit në UEFA Ligë të Kampionëve, çmime padyshim të merituara.
Ronaldo tani pritet të shtojë një tjetër Top të Artë në koleksionin e tij nga fundi i vitit.
Nëse arrihet kjo shifër, atëherë Ronaldo do të barazojë për nga numri i topave të artë (5) Messin që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh që sulmuesi i Barcelonës udhëhoqi 4 me 1 në vitin 2012.
Pasi mori çmimin e fundit individual, Ronaldo shtrëngoi duart me Buffonin dhe Messin, të cilët vepruan me mirësjellje në këtë disfatë.
Shikoni momentin këtu:
https://twitter.com/1alexcam/status/900768855844413440
Pas kësaj, njëra nga prezantueset zhvilloi një intervistë me Ronaldon.
Ai është pyetur se cila nga golat e tij në Ligë të Kampionëve ishte e perferuara e tij dhe sulmuesi u përgjigj duke u tallur me Buffonin.
“Ishte e fundit kundër këtij njeriu të vjetër [duke iu drejtuar Buffonit]”, u përgjigj ai.
Fatmirësisht për Ronaldon, Buffoni mori anën pozitive të kësaj dhe vetëm qeshi me këtë./arbresh.info/
Shikoni këtë moment:
https://twitter.com/BestofFootball8/status/900773525040099332
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...