Moment emocionues: Scaloni nuk mbante lotët pas hattrickut të Messit

16:39 | 17 Qershor 2026
D.H

Lionel Messi, dhuroi një tjetër natë magjike në debutimin e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Ylli argjentinas realizoi një hat-trick ndaj Algjerisë, ku e nisen mjaft mirë mbrojtjen e titullit, shkruan Arbresh.info.

Ai emocionoi të gjithë të pranishmit në stadium. Pas golit të parë, Messi nuk arriti t’i fshehë emocionet, ndërsa paraqitja e tij e jashtëzakonshme preku edhe trajnerin Lionel Scaloni.

Tekniku argjentinas, i vetëdijshëm për gjendjen fizike të kapitenit që kishte ardhur në Botëror pas disa shqetësimeve, vendosi ta zëvendësonte pasi shënoi golin e tretë.

Kur u largua nga fusha, Messi u përcoll me një ovacion të jashtëzakonshëm nga tifozët.

Momenti më prekës erdhi në pankinë, ku ai dhe Scaloni u përqafuan fort. Kamerat kapën trajnerin argjentinas dukshëm të emocionuar, me sytë që iu mbushën me lot.

Argjentina është kampione në fuqi e Botës, pasi u shpall kampione në Katar pas triumfit në finale ndaj Francës, teksa këtë vit kërkon mbrojtjen e titullit.

Ky do të jetë Botërori i fundit për Lionel Messi, i cili tashmë ka barazuar rekordin e Miroslav Kloses me 16 gola, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale