Mohamed Salah dëshiron të jetë i gatshëm për të startuar me Egjiptin edicionin në Kampionatin Botëror në Rusi dhe i është nënshtruar disa testeve të tjera forcuese në shpatullën e lënduar.
Pjesëmarrja e yllit të Liverpoolit në Rusi ishte hedhur në dyshime kur ishte detyruar të largohet në pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve vetëm dy javë më parë, transmeton portali arbresh.info.
Pas përplasjes me kapitenin e Real Madridit, Serigo Ramosin, egjiptiani tërhoqi krahun e tij të majtë dhe u largua nga fusha me lot para se të shikonte bashkëlojtarët e tij duke humbur 3 me 1.
Federata e Futbollit të Egjiptit vazhdon të ketë shpresë që lojtari do të luaj kundër Uruguait në Ekaterinburg të premten, por kanë shtuar se është shumë herët për të thënë diçka.
“Ai gradualisht është duke u përmirësuar. Megjithatë, unë nuk mund t’iu konfirmoj sot se ai do të luaj në ndeshjen e parë”, ka thënë drejtori menaxhues Ehab Lehita.
“E gjitha që mund të them është se ne shpresojmë që ai do të luaj në këtë ndeshje”

Ai ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij te skuadra kombëtare, por është emëruar në skuadrën prej 23 lojtarëve në pjesëmarrjen e parë të Egjiptit në Kampionatin Botëror pas 28 viteve./arbresh.info/
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...
27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Preka...
Lushaku: Një fushatë e paturpshme ka nisur kundër LDK-së