Ish ylli i futbollit egjiptian, Mido ka sugjeruar që Mohamed Salah duhet të largohet nga Liverpooli dhe të transferohet sa më shpejtë që është e mundur në Real Madrid ose Barcelonë.
Salah shënoi dy gola duke i ndihmuar klubit të regjistroj fitore të thellë me rezultat 5 me 2 kundër Romas në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Me gjithë respektin ndaj Liverpoolit dhe tifozëve të tyre, Salah duhet të largohet menjëherë dhe të pranoj ndonjë ofertë nga Real Madridi ose Barcelona”, ka thënë Mido për ‘ON Sport’.
“Ai ka qenë i mrekullueshëm te Liverpooli gjatë gjithë sezonit dhe mund të jetë shumë i dobishëm në La Liga, veçanërisht te Real Madridi që është duke vuajtur për shkak të formës së tmerrshme të Gareth Bales dhe Karim Benzemas këtë sezon”
“Me kualitetin e tij dhe shpejtësinë, do të ishte e lehtë për të që të kalonte në La Liga”

“Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe mund të them që yjet si Salah kanë një shans të madh të për pasur sukses së bashku me Cristiano Ronaldon dhe yjet tjerë të Real Madridit”
Salah ka realizuar 43 gola brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon./arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...