Mesfushori kroat Luka Modric është në prag të largimit nga Real Madridi.
Për kroatin ky pritet të jetë sezoni i fundit te Los Blancos, shkruan Arbresh.info.
Sipas mediumit Byan Nassr, që është burim i afërt me klubin Al Nassr, një herë fituesi i Topit të Artë, do t’i bashkohet klubit të Al Nassr pas përfundimit të këtij sezoni edhe zyrtarisht.
Modrici ka pasur oferta nga Arabia edhe gjatë verës por ai refuzoi që të luaj edhe një sezon me Los Blancos.
Por verën e ardhshme 38-vjeçari pritet të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi, Cristiano Ronaldon.
Ai pritet të fitoj diku rreth 30 milionë euro neto në sezon.
Kujtojmë se Luka Modrici është pjesë e madrilenëve që nga viti 2012, teksa arriti të fitojë çdo trofe të mundshëm me Realin.
Gjithashtu në vitin 2018 ishte fitues i Topit të Artë./Arbresh.info/
?? عاجل – todofichajes :
لوكا مودريتش يتفق نهائيًا مع نادي #النصر للانضمام في الموسم القادم .
???????
??????? pic.twitter.com/vF4DXGizJK— بيان النصر (@ByanNassr) December 23, 2023
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari