Modric: Zidane mund të bëhet versioni i Ferguson-it ose Wenger-it të Real-i, është i paprekshëm

09:31 | 6 Tetor 2020

Mesfushori i Real Madrid-it, Luka Modric beson se trajneri Zinedine Zidane, është i paprekshëm në klub dhe mund të bëhet versioni i Sir Alex Ferguson-it ose Arsene Wenger-it të “Los Blancos”.

Tekniku francez edicionin e kaluar arriti të fitojë La Liga-n, kurse këtë sezon synon të fitojë trofe të shumtë, transmeton portali arbresh.info.

Modric beson se Zidane do këtë sukses të madhe, derisa ka dhënë mendimin e tij edhe për trajnerët e tij si Mourinho, Ancelotti dhe Benitez.

“Mourinho ishte çelësi i transferimit tim në Madrid. Më vjen keq që kam punuar vetëm një vit. Gjithmonë do jem mirënjohës që më solli të Real-i. Është i fortë dhe i vështirë, por është i sinqertë dhe gjithmonë thotë të vërtetën në fytyrë”.

“Ancelotti është trajner spektakular. Dhe më shumë si person. Kemi luajtur mirë me të. Kishim dy vite spektakulare, fituam Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, luajtëm futboll të mirë. Ende vazhdoj të bisedoj me të kohë pas kohe”.

“Benitez nuk ia ka dal mirë në Madrid, por është trajner i madh. Ky është futbolli. Jo çdo trajner arrin dhe klubi ka sukses. Nuk kisha ndonjë problem me të”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Modric tha se Zidane mund të bëhet versioni i Ferguson-it ose Wenger-it të “Galaktikët”.

“Zizou është top trajner. Çfarë ka bërë me ne për vite është e papërsëritshme. Me jep ndjenjën që njerëzit nuk e vlerësojnë si trajner, është gjithmonë në pyetje. Është ndër më të mirët. Shpresoj që e gjithë bota ta sheh të paprekshëm në Madrid”.

“Kur dëgjon në TV ose radio për kritikat për Zidane. Këto kritika nuk kanë kuptim. Është trajner spektakular. Mënyra si na bashkoi, është ideal për Real-in. Zidane mund të jetë si Ferguson ose Wenger në Angli”, përfundoi ai.

Real-i në katër xhirot e parë arriti të mbledh 10 pikë duke vazhduar të jetë i pamposhtur./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara