Luka Modric ka thënë se ai “kurrë” nuk do të luaj me yllin e Barcelonës, Lionel Messin.
Vetëm një muaj më parë, mesfushori i Real Madridit kishte fituar çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA duke lënë pas dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në garën për këtë çmim prestigjioz, transmeton portali arbresh.info.
Pasi i ndihmoi ‘Los Blancos’ në rrugën drejtë trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, Modric shkëlqeu në Kampionatin Botëror duke i ndihmuar Kroacisë të arrijë në finalen e madhe në Rusi.
Modric tani do të përballet kokë me kokë sërish me ish bashkëlojtarin e tij, Ronaldon, dhe superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, për çmimin Topi i Artë.
Edhe pse ish mesfushori i Tottenhamit ka shijuar kohën duke luajtur së bashku me Ronaldon gjatë viteve të fundit para se ai të largohej në Juventus, duket se ai nuk dëshiron të luaj me rivalin e tij – Lionel Messin.
“Unë luaj kundër tij, jo me të”, ka thënë ai.
“Sigurisht, Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në histori, por unë nuk do të luaj asnjëherë me të”
Pavarësisht largimit të Ronaldos nga Bernabeu gjatë verës, Modric ka thënë se ai ende mban kontakt me ish bashkëlojtarin e tij./arbresh.info/
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...