Mesfushori kroat Luka Modriç në një intervistë për “Gazzetta Awards”, ka folur për muajt e parë të aventurës së tij të re te Milani, duke e cilësuar eksperiencën si jashtëzakonisht pozitive.
“Ndihem mirë, më pëlqen ajo që bëj. Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, po argëtohem dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, u shpreh as-i kroat.
I pyetur për përshtatjen në Serie A, Modriç u tregua i sinqertë për emocionet e kësaj aventure të re.
“Po bëj një punë të mirë me Milanin, një nga klubet e mia të preferuara. Si fëmijë ëndërroja të luaja për këtë ekip të madh. Futbolli italian është i ndryshëm nga ai spanjoll, por është jashtëzakonisht konkurrues. Shumë jashtë Italisë nuk e kuptojnë vështirësinë e kësaj lige – për mua nuk ishte surprizë, sepse e kam ndjekur gjithmonë”, theksoi ai.
Modric foli edhe për marrëdhënien me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili e ka marrë drejtimin e kuqezinjve këtë sezon.
“Ai është një trajner i shkëlqyer dhe një fitues. Më habiti me personalitetin e tij. Më pëlqen të punoj me të, sepse di të menaxhojë lojtarët e mëdhenj”.
Kroati nuk harroi të komentojë edhe ndeshjet play-off të Kupës së Botës ku Italia kërkon të shmangë një tjetër eliminim dramatik.
“Do të ishte një tragjedi të humbisnit një Kupë të Botës për të tretën herë radhazi, por shpresoj që Italia të kualifikohet. Botërori duhet t’i ketë gjithmonë ekipet më të mira”, pohoi Modriç./rtk
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...