Nga të gjitha klubet më të mëdha rreth Evropës, Arsenali nuk duket të jetë tani destinacioni më atraktiv. Por, për Luka Modricin e Real Madridit, kjo gjë nuk ka fare rëndësi.
“Topçinjtë” janë mposhtur në finale të ‘Carabao Cup’ javën e kaluar pas një tjetër humbje kundër Manchester Cityt në Premierë Ligë gjatë mesjavës që i lë ata dhjetë pikë larg nga vendi për top katërshe në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Derisa presioni vazhdon të rritet dukshëm në trajnerin Arsene Wenger, transferimi i një lojtari në Emirates nuk duket aspak i dëshiruar nga ndonjë lojtar që veçanërisht dëshiron të ketë sukses të menjëhershëm.
Por, bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Modric nuk është vetëm duke menduar largimin nga Real Madridi këtë verë, por ai tani ka zgjedhur për të refuzuar transferimin në Itali dhe në vend të kësaj ka konsideruar kalimin në Arsenal.
Edhe pse ai tani është 32-vjeçar, ai ende luan një rol mjaftë të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zidanes pasi ka bërë 30 paraqitje deri tani këtë sezon derisa vazhdojnë të shkëlqejnë në mesfushë me Toni Kroosin./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...