Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric ka folur pas kualifikimit historik ndaj Brazilit.
Kroacia mposhti me penallti 4:2 Brazilin, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.
Luka Modric me shokë arritën të barazojnë shifrat pak minuta para se të përfundonte koha e vazhdimeve, duke fituar më pas nga gjuajtje e penalltive.
Pas ndeshjes, ishte kapiteni kroat, që tha se fituan falë mentalitetit të fortë që posedojnë.
“Është arritje e madhe. Ne nuk u dorëzuam për asnjë moment sepse kemi mentalitet të fortë. Falë mentalitetit dhe besimit, arritëm të kalojmë në gjysmëfinale edhe pse askush nuk ka pritur një gjë të tillë”, është shprehur Modric.
“Ne kishim edhe pak fat që kaluam tutje por mendoj se kemi treguar një paraqitje të mirë në përgjithësi”, përfundoi ylli kroat.
Kroacia në gjysmëfinale përballet me fituesin e duelit Holandë – Argjentinë.
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...