Ylli i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modric “ishte duke konsideruar idenë për t’iu bashkuar Interit”, ka zbuluar anëtari i MasterChef – Joe Bastianich.
Raportet të ndryshme gjatë muajve të kaluar kanë pretenduar se Modric ishte i gatshëm të largohet nga Bernabeu për një sfidë të re në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
“Jam takuar me të verën e kaluar në Sardinia dhe e kam këshilluar atë për të shkuar në Inter”, ka thënë Bastianich për ‘Radio Deejay’.
“Ai ka zbuluar tek unë se ishte duke konsideruar idenë për transferim në Milan”
Edhe pse Real Madridi me sukses bllokoi transferimin e tij pas Kampionatit Botëror, është e sigurt se Interi do të përpiqet sërish për të siguruar shërbimet e tij në fund të sezonit.
Gazetat italiane dhe spanjolle shkruajnë se reprezentuesi kroat ka refuzuar kontratën e re./arbresh.info/
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore