Luka Modric u prezantua sot para mijërave tifozëve si futbollist i Milanit.
Kroati u transferua tek gjiganti italian menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botër për Klube me Realin, pas një epoke të lavdishme me ta, shkruan Arbresh.info.
Ai pas prezantimit foli për 24sata, ku foli fjalë të mëdha për klubin “Rosoner”.
“Milani në nivelin e Real Madridit? Sigurisht. Që në momentin që erdha, ishte e qartë sa i madh është ky klub”, tha fillimisht ai.
Ai vlerësoi lart organizimin, tifozët dhe atmosferën e krijuar në klubin italian.
“Gjithçka është në një nivel shumë të lartë. Kjo është një ndjesi që e përjeton vetëm në klubet e mëdha”, vazhdoi mesfushori kroat./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër