Luka Modric ka qenë i lidhur me një lëvizje në verë te Interi, por mediat spanjolle raportojnë se ai është gati të rinovojë kontratën me Real Madridin.
Interi është parë si ekipi i parë në garë për të nënshkruar mesfushorin kroat, por mendohet se gjërat kanë ndryshuar tashmë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Modric do të ripërtërijë marrëveshjen e tij të tanishme me Real Madridin.
Kontrata aktuale e kroatit është e vlefshme deri në verën e vitit 2020, por mendohet se lojtari do ta vazhdojë.
Mediumi spanjoll raporton se mundësia e vazhdimit mendohet të jetë një vjeçare dhe Modric të luaj në Bernabeu deri në verën e vitit 2021.
Me këta rinovim, Modric dëshiron të dalë në pension në klubin spanjoll pasi kur kontrata e tij skadon, ai veçse ka mbushur 36 vjeç.
Ndryshe, kroati është fitues aktual i Topit të Artë dhe momentalisht lider i Mbretërve.
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij