Federata e Boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit më 05.03.2022 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë nga ora 11:00 do të mbaj seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë, si dhe pranimin e dy gjyqtarëve të rinj në SH.GJ.K., si dhe seminari për delegatë dhe mjek sportivë.
Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks, shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtëritje të diturisë) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit vjeshtor.
Ky seminar është me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve. Ligjërues për gjyqtar do të jetë gjyqtari me licence ndërkombëtare AIBA 2 star Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin “Ndryshimet e disa rregullave në poentimin dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”.
Po ashtu ligjërues për delegat do të jetë Sylejman Voca që do të informojnë mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre.
Ndërsa mjeku do të ligjërojë për mjekësinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka drejtën të boksojë.
Shoqata e gjyqtarëve të Kosovës gjithnjë është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotësimeve më të reja nga rregullat teknike të AIBA-së./arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai