Sipas raporteve në Spanjë, superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk është i interesuar që t’i bashkohet Real Madridit.
Bazuar në gazetën ‘Diario Gol’, e njohur për pretendimet befasuese rreth transferimeve, pretendon që presidenti Florentino Perez i Real Madridit e ka vendosur reprezentuesin egjiptian në krye të shënjestrave të tyre për këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Por, Salah ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet klubit në Bernabeu.
Thuhet se lojtari nuk është i gatshëm për të falur kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin, për lëndimin që ia shkaktoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
Salah, i cili ka shënuar 44 gola brenda sezonit të kaluar, ishte detyruar të largohet si pasoj e lëndimit në shpatull./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje