Olivier Giroud është i përqëndruar te sezoni dhe për momentin nuk e mendon të ardhmen e tij. Të paktën kjo është ajo çfarë pretendon francezi në një intervistë të gjatë për “Gazzeta Dello Sport”. Giroud, theksoi ndër të tjera se mund të arrijë në kuotën e 20 golave në këtë sezon, edhe pse ky nuk është objektivi i tij kryesor, ndërsa shtoi se do të tentojnë të fitojnë Europa League.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen. Por, ajo që mund të them me siguri është se te Milan ndjehem mirë. Kam bërë gjëra të mëdha këtu, kjo e jona është një histori dashurie. Nuk kemi folur ende në lidhje me rinovimin e kontratës, më e rëndësishmja tani është te jemi të fokusuar te objektivat e klubit. E ardhmja në Amerikë? Ka edhe vende të tjera, në verë do të shfaqen mundësi të reja dhe unë do të marrë një vendim si futbollist, por edhe si familjar.
Tani të mendojmë për kampionatin, Inter dhe Juventus po bëjnë shumë mirë. Do të tentojmë t’i ndjekim dhe të jemi pranë tyre në prill, kur edhe na presin përballjet direkte. Tani duhet të mendojmë vetëm që të marrim sa më shumë pikë, është e vështirë ta mendosh titullin në këtë moment. Europa League? Është një trofe që do të tentojmë ta fitojmë, edhe sepse mungon në sallën e trofeve të Milan. 20 gola në sezon? Është një kuotë që mund ta arrij, por nuk vendos kufij për numrin e golave që mund të shënoj, do të më pëlqente të arrija një numër dyshifror edhe te asistet”, u shpreh 37-vjeçari./SS
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...