Futbollisti shqiptar, Mario Mitaj së bashku me klubin e tij Al-Ittihad ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion në Arabinë Saudite.
Fitorja e sotme ndaj Al-Raed me rezultat 1-3 i siguroi titullin kampion skuadrës së Mitajt, shkruan Arbresh.info.
Al-Ittihad ka 77 pikë dhe është nëntë pikë para Al-Hilal kur kanë mbetur edhe dy ndeshje para fundit.
Mitaj këtë ndeshje luajti 90 minuta si dhe u kthye nga lëndimi para një ndeshje.
Këtë sezon ai ka luajtur 16 ndeshje duke shënuar një gol e dy asistime.
Al-Ittihad rikthen titullin kampion, ku për herë të fundit u shpall në sezonin 2022/23./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë